Antropologët e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Xhamajkës kanë studiuar fenomenin e vrapuesve xhamajkianë, mes të cilëve ndodhen shumë sprinterë të suksesshëm si Usain Bolt dhe kanë arritur në konkluzionin se këta atletë kanë gjunjë simetrikisht perfekt.
Sipas rezultateve të hulumtuesve, rezultatet e të cilëve janë publikuar në revistën “Plos One”, kur një sprinter vrapon, gjunjët e tij ekzekutojnë një lëvizje shumë të shpejtë, funksionojnë si një makinë dhe prandaj duhet të jenë absolutisht simetrike anatomikisht.
Shkencëtarët studiuan 74 vrapues të suksesshëm dhe 116 të tjerë të një grupi kontrolli dhe vërtetuan që gjunjët e vrapuesve janë shumë më simetrike.
Gjunjët më simetrik i kanë vrapuesit që vrapojnë garën e 100 metrave pasi ata që bëjnë garën e 500 dhe 800 metrave duhet të rrotullohen në të majtë ndërkohë që përshkojnë distancën, prandaj sportisti bën një lëvizje asimetrike.
Simetria e gjunjëve është një karakteristikë që mund të përcaktohet lehtë dhe që ndihmon prindërit të shohin nëse fëmijët e tyre do të bëhen kampionë të ardhshëm të sprintit si Usain Bolt.
