Shkencëtarët zbulojnë simptomën e re të Omicron: Shenjë emergjente, mos e neglizhoni

Amelda Amelda

Një simptomë e panjohur e variantit  “Omicron”, i konsideruar shumë ngjitës paralajmërojnë shkencëtarët amerikanë, është një shenjë emergjente  për ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se ka identifikuar një simptomë të re që nuk duhet të kalojë pa u vënë re.

Individët që kanë vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi ose presion të vazhdueshëm, ndihen të përgjumur ose janë të zbehtë dhe lëkura, buzët ose thonjtë e tyre bëhen “blu”, duhet të marrin shërbim mjekësor dhe të kërkojnë ndihmën e specialistëve.

Në njoftimin e saj, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve arriti në përfundimin se ndjenja e konfuzionit është tashmë gjithnjë e më e zakonshme tek ata që janë të infektuar me mutacionin “Omicron”.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *