Shkencëtarët zbulojnë ujë në planetin e largët

Ornela

Me vendosjen në hapësirë të teleskopëve të fuqishëm në gjendje të kapin dhe sjellin në tokë imazhe nga distanca prej qindra-mijëra vitesh dritë larg, vitet e fundit zbulimet kanë qenë të mëdha.

Njëri prej tyre është ai i botuar në revistën “Nature” i shkencëtarëve të Universitetit të Merilendit në Shtetet e Bashkuara.

Ata pretendojnë se kanë gjetur gjurmë uji në planetin HAT P-11b, i cili ndodhet në yjësinë Cygnus, rreth 124 vite dritë larg dhe ka një madhësi rreth 4 herë më shumë se sa Toka.

Ky planet, sipas shkencëtarëve amerikanë, përmban ujë në formë avulli. Ata mbërritën në këtë përfundim gjatë vrojtimit me 3 teleskopë të ndryshëm, ndihmuar edhe nga fushë-pamja e kthjellët në atmosferën e planetit, në momentin kur ky i fundit po kalonte para yllit të tij.

Në këtë moment reflektimi i dritës së yllit në sipërfaqen dhe atmosferën e HAT P-11b sugjeron se ai përmban ujë dhe hidrogjen. Sipas shkencëtarëve 90 përqind e atmosferës së tij përbëhet nga hidrogjeni dhe 10 përqind është në formë uji të avullt.

Zbulimi vlerësohet i një rëndësie të veçantë për faktin se studimi i atmosferës së ekzo-planetëve (planetë jashtë sistemit tonë diellor) të mëdhenj mund të ndihmojë shkencëtarët në gjetjen e jetëve aliene në galaksi të tjera.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *