Shkëndija fiton derbin dhe ruan kryesimin

Dita

Shkëndija e Tetovës ruan kryesimin në kampionatin maqedonas edhe pas javës së 9-t që ishte e fundit për fazën e parë.

Skuadra e Shpëtim Duros fitoi me rezultatin 0-2 derbin shqiptar përballë Shkupit duke regjistruar suksesin e 8-t radhazi mes kampionatit dhe kupës. Në kryeqytet Shkëndija kishte një marsh më shumë se Shkupi.

Gjithsesi pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që për të zhbllokuar shifrat mendoi kapiteni i kuqezinjëve tetovarë Ferhan Hasani që në minutën e 63-të mposhti portierin e vendasve, Zendeli.

Avantazhi i dha zemër Shkëndijës që 11 minuta më pas gjeti edhe golin e epërsisë së dyfishtë. Këtë herë ishte Besart Ibraimi ai që e dërgoi topin në rrjetë. Deri në fund shifrat nuk ndrshuan më me Shkëndijën që në Cair të Shkupit regjistroi fitoren e 8-t në kampionat.

Falë këtij suksesi kuqezinjtë u ngjitën në kuotën e 24 pikëve duke mbajtur një pikë prapa Vardarin e Shkupit që triumfoi 0-3 në transfertë përballë Sileksit.

Share This Article
1 Comment
  • Bravo partizanasi Shpetim Duro. Gjithnje ke qene trajner e njeri i mire. Kot nuk te mori zvendes i madhi i trajningut kroat Oto Bariç.
    Nje falenderim edhe per Ardian uculin, i cili duke shfrytezuar rastin e te qenit pushim, per shkak te kartonit te kuq nje ndeshje me pare, erdhi e pa derbin e kryeqytetit shqiptar. Ishte fatsjelles. Ai edhe rezultatin e gjeti ne koke. Gaboi vetem tek lojtari se nuk e njihte “ZHEVAIRIN” tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *