Mbrëmjen e kaluar është shkëputur ashensori në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Policia ka konfirmuar incidentin.
Sipas tyre, barrelisti dhe një paciente u bllokuan brenda ashensorit në katin -1 në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30. Dy personat mundën të dilnin nga ashensori falë ndihmës së forcave zjarrëfikëse.
Aktualisht, pacientja dhe barrelisti ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor. Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
j.l./ dita
