Java e 24-t e Premier Ligës angleze zhvilloi ditën e sotme 6 nga takimet e programuara. Nga ekipet e mësha në fushë zbritën Çelsi, Siti dhe Arsenali. Të besuarit e Murinjos dolën me pikë të plota nga “Vila Park” dhe duke përfituar nga gabimi i Sitit që barazoi në shtëpi me Hullin, u shkëputën me 7 pikë në krye të renditjes. Humbje edhe për Arsenalin në derbin e Londrës përballë Totenhemit me shifrat 2-1.
Rezultatet
Totenhem – Arsenal 2-1
Aston Vila – Çelsi 1-2
Liçester – Kristal Palas 0-1
Mançester Siti – Hull Siti 1-1
QPR – Sauthempton 0-1
Suonsi – Sandërlend 1-1
18:00 Everton – Liverpul
