Letër e nënshkruar
Dervish Malka
E nderuara Dita! Dëgjoja deputetin Ben Blushi të fliste në parlament. Më bëri përshtypje fjala e tij kundër Roshit. Në Elbasan ende nuk e dinë mirë se ju jeni deputet i tyre z. Blushi. Para pak muajsh në Elbasan juve ju degdisën sepse asnjëherë s’të kanë parë në hallet dhe punët e tyre. Unë gjykoj se ky është turpi më i madh dhe jo dorëheqja e Roshit. Kryetari i Kavajës edhe mund të mos jepte dorëheqjen sepse nuk kishte asnjë arsye të deklaruar nga askush. Ju ka gënjyer mendja z. Blushi se ju po na habisni me të papritura. Hiqni dorë nga kjo mendjemadhësi e shoqëruar me hipokrizi dhe bëni ndonjë punë.
