Autoritetet australiane të emigracionit po nxisin një azilkërkues të largohet nga qendra e strehimit, me frikën se ai mund të vdesë pasi po privohet nga kujdesi shëndetësor.
Aohammed Albederee, 31 vjeç, nga Iraku, ka marrë statusin e emigrantit nga autoritetet australiane, por po detyrohet të largohet nga qendra në ishullin Los Negros, Paupa New Guinea, e cila është në varësinë e qeverisë australiane.
Albederee e ka kaluar vitin e fundit në qendër, ku po përballet me humbjen e peshës trupore, pas një greve urie 10-mujore, të cilën e nisi për të protestuar kundër mungesës së shërbimit mjekësor. Ai është plagosur në një përleshje me rojat lokale, ndërsa më pas greva e urisë e ka përkeqësuar shëndetin e tij, duke e bërë që të humbasë të paktën 26 kile.
Stomaku i tij nuk i përballon më ushqimet dhe e vetmja gjë që ai merr janë injeksionet dhe çaji. Albederee mund të ecë vetëm me paterica, ka një dorë të thyer, ndërsa tjetra ka nevojë për një operacion, raporton “RT“.
Autoritetet kanë planifikuar ta transferojnë në një qendër të përkohshme strehimi, çka do të bënte që ai të humbiste tërësisht kujdesin mjekësor.
Qendra ku strehohet ai aktualisht financohet nga qeveria australiane. Aty strehohen emigrantë, të cilët shpresojnë se mund të marrin statusin e refugjatit në Australi.
