Shkodër, 350 banorë kërcënohen nga ujërat e lumit Kir

anazapta

Shkodra rrezikohet nga përmbytjet. Janë të paktën 350 banorë, shtëpitë e të cilëve rrezikojnë të përmbyten nga ujërat e lumit Kir në fshatin Bardhaj. Të paktën 50 shtëpi në breg të këtij lumi rrezikojnë të dëmtohen, pasi ujërat kanë gërryer themelet e tyre. Banorët janë të alarmuar edhe për faktin se meteorologët kanë parashikuar reshje të tjera gjatë kësaj jave, çka do ta përkeqësojë akoma më shumë gjendjen. Situata mbetet kritike, pasi ujërat e rrëmbyera të lumit të fryrë nga reshjet vijojnë të gërryejnë tokën, ndërsa banorët përpiqen të mbrojnë shtëpitë dhe tokat e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *