Shkodër, 65-vjeçarja vetëplagoset me pistoletë

Dita

Një grua e moshës 65-vjeçare është vetëplagosur paraditen e sotme me pistoletë, brenda ambienteve të shtëpis së saj, në një pallat në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës.

Sabahete Puka ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë gjendja depresive në të cilën ka kaluar 65-vjeçarja, pasi në banesë i ishin paraqitur punonjësit e zyrës së përmbarimit për të sekuestruar banesën.

Nipi i 65-vjeçares e kishte lënë si garanci hyrjen e pallatit në bankë dhe nuk kishte shlyer kredinë nga gjendja e vështirë ekonomike.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *