Operacioni “Ullishta” çon në pranga 3 persona nga fshati Hajmel dhe ndjekjen në gjendje të lirë të kryetarit të komunës, Lekë Bibaj, e përgjegjësit të Kadastrës, Dedë Shitaj, për shpërdorim detyre. Bibaj ka kundërshtuar akuzën e ngritur, duke thënë se ka zbatuar ligjin. Në prangat e policisë kanë rënë Aleksandër Zeka, 41 vjeç, Pal Zeka, 62 vjeç dhe Gjon Çuku, 35 vjeç, për mashtrim me subvencionet. Sipas prokurorisë, 2 zyrtarët kanë lëshuar vërtetim për një pronë duke kryer mbivendosje, duke përfituar edhe subvencione bujqësore.
