Shkodër, aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori

Mila Hysotoci

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin nacional, Shkodër-Mjedë, në vendin e quajtur Stajkë.

Mësohet se viktima është Mirjan Kaceli. Ai ka qenë duke blerë në një dyqan në afërsi të rrugës, kur është përplasur nga një makinë.

Nga të dhënat e para raportohet se mjeti i përfshirë në aksident është tip “Benz” me targë Sh 3675 E.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *