Shkodër, aksidentohet me motor, arrestohet 36-vjeçari

anazapta

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi drejtonte një motor pa targa dhe pa leje drejtimi me të cilin më pas është aksidentuar. Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Fermentim” në Shkodër, kur Astrit Hyseni, 36 vjeç teksa ka qenë duke drejtuar mjetin motorçikletë Yamaha, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip-Benz, që drejtohej nga shtetasi S. L. Të dy personat kanë mbetur të lënduar nga aksidenti dhe aktualisht ndodhen në Spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *