Një shtetas gjeti vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Një 55-vjeçar ka humbur jetën, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende. Policia lokale tha paraprakisht se burri po udhëtonte me një motoçikletë pranë fshatit Hot i Ri, kur është përplasur me një makinë.
Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, duke shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat. /Dita/

Ngushllime te afermve te aksindentuarit,u preft ne paqe.Ku a pate te shkruar moshen more amane.