Shkodër, aksidentohet për vdekje një 70-vjeçar

anazapta

Shkodër, aksidentohet për vdekje 70 vjeçari i cili po tentonte të kalonte rrugën. I moshuari ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në aksin Stom-Golem. Policia bën me dije se viktima është Ndok Rripa, 70 vjeç i cili ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet. Blutë e Shkodrës kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi të moshuarin. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *