Ambasada Amerikane në Tiranë do të ofrojnë shërbime për qytetarë amerikanë që jetojnë në veri të Shqipërisë në një takim të planifikuar për sot. “Për të gjithë qytetarët Amerikanë që jetojnë në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit!. Nesër, më 14 mars, përfaqësues të seksionit konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë, do të ofrojnë shërbime për qytetarët Amerikanë në qytetin e Shkodrës”, thuhet në lajmërim. Bëhet fjalë për shërbime noterie, aplikime për rinovime pasaportash, dhe shërbime të tjera.
