Tre persona u arrestuan nga policia e Shkodrës pasi janë kapur me 76 kg drogë. Operacioni i koduar “Vuksanaj”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Binak Arra, 41-vjeç, banues në fshatin Palaj, Agostin Stenaj, 21-vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, si dhe Gjin Livalli, 30-vjeç, banues në Ndreaj.
Arrestimi i këtyre shtetasve u realizua në vijim të procedimit penal të Prokurorisë Shkodër, ku në vendin e quajtur Stom Golem, fusha e Aviacionit, Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i tyre.
Në momentin e arrestimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-76.5 kg bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
-240 200 lekë të reja
– Një automjet tip Land Rover me targë AA 684BF
Materialet në ngarkim të shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim shitje te lëndëve narkotike”. /Dita/

Ore po nga Tepelena c’behet? C’thote Termeti? Si po i shkojne korrjet? A jane te kenaqur djemte e Artes tani me ministrin Tahiri? Keto arrestimet tashme duket qarte qe perbejne nje lufte klanesh per te pasur monopolin e prodhimit dhe tregtimit te droges.