Shkodër, arrestohet 36-vjeçari që vidhte në Belgjikë dhe në Greqi

Dita

Një 36-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia e Shkodrës për porosi të palës belge

Dorian Duli ishte pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer vjedhje me armë në Belgjikë dhe në Greqi, grup që u godit në muajin tetor në qytetin e Shkodrës me bashkëpunimin edhe të policisë belge.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë ka lejuar ekzekutimin e letër-porosisë së autoriteteve belge për kontrollin e banesës. Dorian Duli, në momentin që forcat e policisë po ushtronin kontroll në banesën e tij ka tentuar të largohet nga pjesa e pasme e banesës private, por është kapur nga punonjësit e policisë.

Gjatë kontrollit në çantën e tij të shpinës nga strukturat e policisë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale: tre arme zjarri pistoletë të tipit: TT, CZ, dhe pistoletë me Mulli me mbishkrimin Smith veson si dhe një armë gjahu Superpost me tytë të shkurtuar, tre krehra me fishekë, 80 copë fishekë kalibër 9 mm dhe 12 mm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *