Një 39-vjeçar është vendosur në pranga, për të kryer dënimin e marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të kultivimit të lëndës narkotike kanabis.
I arrestuari raportohet se është shtetasi Pal Pepaj, banues në fshatin “Grudë e re” të Shkodrës.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkodrës në 30 maj të 2017-s e ka dënuar Pepajn me 3 vite burg dhe kësisoj, atij i duhet të kryejë dënimin.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
s.a/dita
