Një punonjës i zyrës së Hipotekës në Shkodër përfundoi në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Burime zyrtare thanë se është arrestuar Spartka Haxhija, 33-vjeç, banues në qytetin verior. Policia e Shkodrës e kishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi gjykata kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. /Dita/
