Dita e parë e shkollës në rrethin e Shkodrës është shoqëruar edhe me një emërim të nivelit të lartë në arsim. Kjo lëvizje vjen menjëherë pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Arsimore të Rrethit, Eri Laçej, pak ditë më parë. Dje, në krye të Drejtorisë Arsimore të Shkodrës, u konfirmua se është emëruar Afërdita Çoku. Ky emërim është bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, ndërsa përkoi edhe me ditën e parë të nisjes së vitit shkollor 2014-2015. Nuk u dhanë motivacionet e dorëheqjes së ish-drejtoreshës.
