Shkodër, asgjësohen 2566 rrënjë Canabis sativa

Dita

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 2566 rrënjë Cannabis Sattiva mëngjesin e sotëm. Siç mësohet nga burime policore, aksioni i policisë për asgjësimin dhe ndalimit të trafikimit të lëndëve narkotike është realizuar në fshatin Telumë të Shkodrës. Aty janë gjetur 15 parcela me 2566 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan përmes djegies, ku një pjesë e vogël u sekuestrua për provë materiale. Policia sqaron se po punohet për kapjen identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sasia e lëndës Narkotike e asgjësuar këtë periudhë në Shkodër  është mjaft e madhe çka po kthehet shqetësuese për Policinë e Shtetit. Shqetësuese është dhe gjëndja në disa zona të jugut të vendit, si Tepelenë e Vlorë. Kështu në qytetin bregdetar të jugut të shqipërisë, gjatë mbrëmjes së djeshme u asgjësuan 53 rrënjë Canabis të mbjella përreth banesës private të 43-vjeçarit, Adriatik Liçajn, i cili u arrestua së bashku me të atin, 74-vjeçarin, Lefter Liçajn.  25 bimë të tjera narkotike u asgjësnuan në bahçen e shtëpsië së një 52-vjeçari në fshatin Sherishtë. Edhe aty u bënë procedurat paracaktuara nga ligji, ku u arrestua H. Sjediraj.

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u asgjësua edhe në Tepelenë. Sipas Policisë, mbrëmjen e të mërkurës u asgjësuan 1102 rrënjë Canabis Sattiva. Droga ishte kultivuar në bahçen e një shtëpie të pabanuar të 39-vjeçarit me inicialet I.Xh. Shtetasi në fjalë u shpall në kërkim si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në këto parcela.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *