Shkodër, asgjesohen dy parcela me 120 rrënjë kanabis sativa

anazapta

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe asgjësuar ditën e djeshme dy parcela me lëndë narkotike.  Parcelat me drogë u zbuluan në vendin e quajtur fshati Xhaj, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe. Sipas policisë u asgjësuan rreth 120 rrënjë kanabis sativa. Burime nga policia thanë se parcelat u zbuluan në bazë të informacioneve në rrugë operative, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjelle këtë lëndë narkotike, pasi këto parcela janë pa pronar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *