Shkodër, banorët e Bërdicës i tremben përmbytjeve të dimrit

Dita

Dimri ka trokitur dhe për banorët e kësaj lagjeje në komunën Berdicë. Frika sa vjen dhe shtohet, pasi prurjet e përroit kur ka reshje shkojnë deri në 1 metër. Kryetari i komunës, Besnik Brahimi, thotë se projekti për këtë rrugë është bërë nga kjo njësi vendore, por miratimi i saj duket i largët, pasi ai ka zënë pluhur në sirtarët e shtetit. Të 50 familjet e kësaj zone janë të detyruara të bashkëjetojnë mes frikës që sjellin reshjet gjatë stinës së dimrit, pasi përroi përveçse bllokon rrugën, ai futet në disa shtëpi e mund t’u rrezikojë jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *