Shkodër, banorët i shkojnë në zyrë prefektit për shpronësimet

redaktor

Banorët që preken nga ndërtimi i stadiumit të ri në Shkodër, takuan dje prefektin Paulin Radovani, për të marrë një informacion më të hollësishëm për projektin dhe vlerën e shpronësimeve. Por pas takimit, banorët u shprehën të pakënaqur me përgjigjen që morën nga institucionet. Banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” kanë protestuar disa herë kundër prishjeve të shtëpive të tyre dhe vlerës së ulët të shpronësimit. Janë rreth 100 familje që jetojnë në zonën ku do ndërtohet parkingu i stadiumit, ndërsa konfirmohet projekti dhe punimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *