Banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” në Shkodër, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i ndërtimit të stadiumit “Loro Boriçi”, dolën përsëri dje në protestën e radhës, këtë herë përpara Prefekturës së qytetit. Në protestën e tyre të katërt, ato kërkuan një takim me prefektin Paulin Radovani, si autoriteti me i lartë qeveritar, i cili mund t’i sqarojë mbi problemin e tyre. Sipas banorëve, deri më tani askush nuk i ka sqaruar rreth detajeve të këtij projekti, si dhe çështjen e vlerës së shpronësimeve, që nuk është njëlloj sa ajo e tregut.
