Shkodër, Bazhdari: Më shumë vëmendje komunitetit egjiptian

redaktor

Kandidatja e PS për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari, e  shoqëruar nga të rinjtë e forumit rinor “Cati Youth”, ndanë lule për të gjithë të pranishmit.

Në fjalën e hapjes së veprimtarisë festive, kandidatja, duke kritikuar mënyrën e se si është trajtuar komuniteti egjiptian, me racizëm dhe jo me politika mbështetëse nga bashkia e mëparshmne, premtoi se me drejtimin e saj do të realizohen shumë punë dhe projekte.

Ndërsa deputeti Namik Kopliku tha se kandidatja Bazhdari ka dhënë dhe po jep prova se mbështet komunitetet në nevojë.

Aktiviteti vazhdoi me shfaqjen e problematikave kryesore që shqetësojnë komunitetin egjiptian, si rrjeti i amortizuar i enrgjisë elektrike, kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, kushtet e shkollimit dhe papunësia.

Në përgjigje të këtyre problematikave, zonja Bazhdari u tha të pranishëmve se OSHEE do të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen e  e problemit të energjisë.

Ndërsa sa i takon varfërisë, ajo tha se nëpërmjet bashkëpunimit me organizatën Islamic Relief do bëhet i mundur trajtimi me ndihma i familjeve në nevojë.

Share This Article
1 Comment
  • Shkodra me ne fund do jete e Socialisteve.zonja Bazhdari eshte njeriu i duhur ne momentin e duhur.Shkodrane 100% Intelegjente,Intelektuale,Bisesmene,Votoni ate se Shkodra e provoji PD me vite,genjeshtrat e Sali Berishes e zonjes Jozofina Topallit nuk harohen.Mjaft ! Shikone ne pak kohe qeverisje cfarr eshte duke u bere ne Shkoder.Rruge,stadium modern per ju shkodran,mordenizim total se shkodra e meriton.Pare ca ditesh isha duke folur me nje mikun tim ne Lezhe ne tel.I them si je ,cthot Pd.Mire bolle Po doktor Berishe si e kam? Lere se eshte legjend,vip vip.Po Edi Rame si po ju duket.Eshte i mire.Une nuk e simpatizoj ate se jam demokrat.Por e ka bere Lezhen Yll fare.Ka shum gjera te mira.Por ka dhe nje gje shume te keqe qe e din dhe Berisha e PD.I kthehem cfar te keqe ka? Nuk e din cfarr? me kthehet.E keqja e Edi Rames eshte se PUNON SHUME> Dhe me te vertete punon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *