Një 40-vjeçar do të hetohet nga policia pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, si dhe akuzohet për dhunë në familje. Gëzim L., 40 vjeç, banues në Shtoj të Ri, Komuna Rrethina dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçar. Gjithashtu dyshohet se ka dhunuar familjarët e tij. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale “Marrëdhënie seksuale në gjini” dhe “Dhunës në familje”. Burime nga policia thanë se 40-vjeçari ka mohuar akuzat materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
