Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Shkodër. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Koplik, tek kryqëzimi i fshatit Shtoj i Vjetër.
Automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 32-vjeçari Mark Stërkaj, banues në rrethin e Malësisë së Madhe, është përplasur me mjetin motor pa targa 50 kubikësh, i cili drejtohej nga Leonard Marku, 27 vjeç. Si pasojë e goditjes së fortë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motorit. Policia shoqëroi drejtuesin e veturës dhe nisi hetimet për shkaqet.
