Shkodër, dhunon bashkëshorten pas sherrit për xhelozi

anazapta

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 36-vjeçari pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. A. B., akuzohet se pasi një sherri për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij S.K., 33 vjeçe banuese në Shkodër. Sherri ka ndodhur teksa çifti ndodhej për pushime në plazhin e Velipojës. Policia e njoftuar për dhunën mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi 36-vjeçarin. Pas marrjes në pyetje ai u la i lirë ndërsa do të hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *