Shkodër, dy përleshje për pronësi, emigranti kapet me armë

anazapta

Dy sherre me motive pronësie kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër, ku në një prej rasteve protagoniste janë edhe dy gra. Anton Domi, 27 vjeç, banues në fshatin “Dheu i Lehtë”, u arrestua dje pasi ishte në kërkim sepse pak ditë më parë, për motive pronësie, ka kanosur bashkëfshatarin e tij A. J., 43 vjeç. Po kështu u procedua Violeta Dedaj, 42 vjeçe, banuese në fshatin Qelëz në Pukë, që po për pronësi ka goditur T. D., 63 vjeçe. Policia ndaloi edhe Lulzim Barakun, 35 vjeç, emigrant në Angli, pasi u kap me pistoletë në makinën “Benz”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *