Siç ndodh për të disatin vit radhazi, edhe këtë 31 dhjetor, qyteti i Shkodrës tronditet nga të shtënat e armës, ndërkohë që policia ka raportuar vdekjen e dy personave. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri, vetëm pak kilometra pranë qytetit të Shkodrës.
Viktimat konfirmohen të jenë shtetasit Zef Markaj dhe Ardian Kolaj, ndërkohë që i plagosur ka mbetur Gjon Markaj. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që gjithçka ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit.