Ditën e sotme, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Gjergj Mhillaj 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore, policia thotë se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.
“Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve”, thuhet në një njoftim paraprak të Policisë.
j.l./ dita
