Agjencia e Kontrollit të Ushqimit (AKU), ka mbyllur dje paradite mensën e konviktit të vajzave “Safet Spahiu”, ku janë akomoduar 27 vajza. Sipas autoriteteve, mbyllja e mensës u bë për shkak të mungesës së kushteve dhe lagështirës që ishte përfshirë ambientin. Sipas inspektorit Hamdi Mlloja, mbyllja do të jetë në fuqi deri në momentin që do të plotësohen kushtet. “Po kryhen kontrolle edhe në konvikte të tjera. Nëse konstatojmë gjendje të tillë do mbyllim konviktet”, tha zyrtari.
