Shkodër/ Fëmija humb tragjikisht jetën duke luajtur

Leda Hysa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gril të Malësisë së madhe, ku një 2 vjeçar me inicialet D.M ka ndërruar jetë.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve mësohet se ka fëmija ka rënë në një gropë të ujërave të zeza në afërsi të banesës së tij.  Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

2 vjeçari ka qenë duke luajtur në afërsi të banesës kur në një moment është shkëputur duke rënë brenda kanalit dhe duke humbur jetën.

Familjarët janë munduar që ta nxjerrin me shpejtësi por i mituri si shkak i rënies në gropën e ujërave të zeza ka humbur jetën.

Mjekët e kanë pasur të pamundur që t’i japin ndihmën e parë për shkak se 2 vjeçari mbërriti në spital pa shenja jete. Ngjarja e rëndë ka shokuar familjarët dhe të afërmit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *