Tre persona janë plagosur rëndë pasditen e djeshme në Dukagjin të Shkodrës, pasi furgoni me të cilin udhëtonin ka rënë në një humnerë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndreaj, kur mjeti me 3 pasagjerë ka rënë nga rreth 50 metra lartësi. Të plagosurit janë Gjin Martini, Gjergj Kola dhe Valter Nika, që janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Nga hetimet paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
