Një 35-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë nga kalimtarë të rastit në Shkodër. Arben Nika ishte plagosur me levë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit dhe u transportua në spital. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në sheshin “Isa Boletini” në Shkodër, kur 35-vjeçari është gjetur në trotuar i goditur prapa koke. Kalimtarë t ë rastit e kanë marrë dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia e njoftua për ngjarjen nisi hetimet për të zbardhur rrethanat. Nga hetimet e para dyshohet se ka qenë një përleshje mes personit të dëmtuar dhe disa personave të tjerë, të cilët pasi e kanë goditur janë larguar me shpejtësi. Burime nga policia thanë se pritet përmirësimi i shëndetit të Nikës me qëllim që të merret në pyetje për të treguar ngjarjen.
