Është nxjerrë paraditen e së shtunës nga ujërat e lumit Kir, në Shkodër, trupi i turistit çek që u mbyt një ditë më parë.
26-vjeçari Adam Baros ishte duke bërë rafting, kur papritur varka me të cilën po lundronte u përmbys. Bashkë me të ishte edhe një vajzë po nga Republika Çeke, e cila arriti të shpëtonte.
Autoritetet lokale njoftojnë se operacioni për gjetjen e trupit të 26-vjeçarit Baros u vështirësua për shkak të rrymës së fortë të lumit.
