Shkodër, hidhet eksploziv prapa banesës së shefit të Policisë së Thethit

J L

Një sasi lënde plasëse shpërtheu prapa banesës së shefit të stacionit të policisë së Thethit, informon Policia e Shkodres rreth orës 01:30 minuta të 5 janarit.

Banesa e shtetasit te identifikuar me inicialet P.M. ndodhet në lagjen Guerrile të Shkodrës dhe shpërthimi sipas policisë është shënuar rreth orës 21:45 minuta të 4 janarit 2020.

“Për pasojë ka vetëm dëme materiale”, shkruan Policia në informacionin paraprak.

Grupi hetimor dhe forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Qe krimet te mos mbeten te pazbardhura, shefave te policise, prokuroreve, gjygjtareve duhet tu instalohen kamera sigurie ne banesat e tyre. Krimi duhet ta shohe qe po vëzhgohet, ne menyre qe te kete frike qe te godasë. Ku e gjejne tritolin keta? Hetuesit le te kene informatoret e tyre per tregtimin e lendeve shperthuese qe shiten e blihen nen dore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *