Një tjetër rast përdhunimi me të mitur dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për një akt pedofilie. Një 28-vjeçar me inicialet S. S., është arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 16-vjeçar, banues po në këtë qytet. Denoncimi është bërë nga vetë i mituri mbrëmjen e së premtes, duke akuzuar 28-vjeçarin se ka abuzuar me të seksualisht. Policia mori dëshminë e 16-vjeçarit dhe nisi hetimet, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë nëse akti i pedofilisë është konsumuar apo ka mbetur në tentativë. Ndërsa mëngjesin e djeshëm është vendosur që i dyshuari të arrestohet në pritje të rezultateve të tjera hetimore. Sipas të miturit, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani” në Shkodër dhe 28-vjeçari e ka përdhunuar nën kërcënimin me jetë. I dyshuari ka mohuar akuzat e ngritura, duke i quajtur sajesë.