Një 70 vjeçar është rrëzuar i vdekur sot në qytetin e Shkodrës.
ABC news raporton se 70 vjeçari R.B., kishte shkuar për të marrë pensionin dhe pasi doli nga zyra e postës i është drejtuar motorçikletës së tij, por papritur është shembur në tokë.
Menjëherë është telefonuar autoambulanca, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa rezultat.
Mjekët dyshojnë për një atak kardiak, ndërsa nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes së tij.
l.h/ dita

Paksa jashte temes se kesaj kronike, por me ben pershtypje titulli, nese mund ta quaj “injorant”, qe i vini shkrimit; pse duhet te perdoret nje fjale bombastike dhe vullgare per kontekstin, sic eshte “shembet ne toke”. Sa me i lehte do ishte si lajm nese shkruhet “bie pa ndjenja” ose te tjera, pa qene e nevojshme te bastardohet. Thua edhe kjo zgjedhje eshte per te terhequr klikime????
Pse si duhet te thone, vdiq u ul me kujdes ne toke ?
Sic edhe e kam shkruar: ra pa ndjenja.
Ngushelime familjes.Te pakten iki i pasur me pension ne xhep.
Nuk i dolën esapet Kris , mbase dhe borxhe kish e i ra infrak . Ngushëlime familjes.
Mos u tallni me fatkeqesine e nje te moshuari.