Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 19-vjeçar të kërkuar për vjedhje. Sokol Mjacaj, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe u arrestua ditën e djeshme pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së banesës së shtetasit me iniciale Z.C., e ndodhur më datë 13 qershor të këtij viti. Ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, më datë 24 qershor të këtij viti. Policia kishte siguruar informacione për vendndodhjen e të kërkuarit dhe mundi të kryente kapjen e tij.
