Policia e Shkodrës ka bërë të munduar arrestimin e një të kërkuari për vrasje. Burime zyrtare thanë se 42-vjeçari Antonio Memaj, lindur në Fshatin Fierzë, Pukë dhe banues Bashkinë Vau i Dejës, ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale të vrasjes. Kapja e tij u bë pas një operacioni të organizuar nga shërbimet e policisë në fshatin Spatharë. Ndërkohë materialet u kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
