Gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme nga policia e Shkodrës, u zbuluan dhe asgjësuan 4 parcela me 2060 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Aksioni me mbi 50 forca policie u zhvillua në fshatin Mnelë, të komunës Vig. Sipas burimeve zyrtare nga policia vendore, parcelat rezultojnë pa pronarë dhe identifikimi i personave që e kanë mbjellë lëndën narkotike është i vështirë. Bimët kishin gjatësi të konsiderueshme, që kalonte edhe mbi një metër, ndërsa ishin mbjellë në zona të pyllëzuara.

Barbaria qe ka lene prapa Sai Krimineli don te pakte 1 shekull te rikuperohet….ne baze te ketyre lajmeve del se cdo shtetas shqipetare mbjell droge, dhe disponon kallash bile dhe c4 sikur presidenti Bajar dhe ish k/ ministri kriminel e kane te damkosur ne kushtetut qe pa keta dy artikuj shqipetaret eshte e veshtire te kapin europen…Ed Rama distancohu nga Ilir Hajduti…bjeru me gjithe forcen e ligjit se ke nje popull te tere qe te mbron” hekuri rrihet kure eshte i nxehet” perpara.