Banesat karakteristike të Kolë Idromenos e Pashko Vasës, u rigjallëruan dhe u kthyen në kinema të hapura për tre netë në Shkodër. Aty u shfaqën filmat pjesëmarrës në edicionin e tretë të Festivalit “Ekrani i Artit”.
Shtëpitë e Kolë Idromenos, Llazanëve dhe Pashko Vasës u kthyen në kinema të hapura përgjatë tre netëve të festivalit “Ekrani i Artit” në Shkodër.
Ringjallja e oborreve karakteristikeme me filma që shfaqen në mjedise të hapura, duke prezantuar historinë dhe traditën e një qyteti të lashtë, ishte gjetja e edicionit të tretë.
“Jam i kënaqur me përgjigjen që patën nga publiku. Mirëpritjen që patën nga familjarët të cilët na hapën oborret e tyre. Festivali ia arriti qëllimit dhe është një nxitje për ta vazhduar edhe vitin tjetër” tregon Adrian Paci, organizator Art House.
Filmi dokumentar na prezanton dy fytyrat e botës së artit, atë të prodhimit dhe shitjes.
“Na bën të menedojmë mbi atë çfarë është marrëdhënia që arti ka me ekonominë dhe shoqërinë që jetojmë” shtoi Paci.
Organizatorët premtojnë vazhdimësinë e këtij festivali, që po formësohet si një traditë e bukur.
e.t./dita

Nji ide e shkelqyer per ti risjell ne vemendje
figurat mee te shquara te Kombit Shqiptare
Keshtu Motivohet rinia shqiptare duke u shkeputur nga
rendja ne kotesi e len kokehn t’ja vjedhi politika e bastardeve anadollak
Jane FASADEE
Rrafshoi kinema Millenium ne Elbasan,qe te ndertonte Qazim Sejdini nje pallat 20 kat ne qender te qytetit,qe i ka marre frymen ketij qyteti.
Mos i besoni ketij mashtruasi!