Shkodër, makina përfundon në kanal, vdes një 22-vjeçar, plagoset një tjetër

redaktor

Një i ri ka humbur jetën, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit, në fshatin Shtoj i Ri, ku automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 22-vjeçari Fran Pepushaj nga Kelmendi, ndërsa është plagosur Sajmir Hoxha 22 vjeç nga Kopliku, i cili është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Mësohet se dy të rinjtë po udhëtonin drejt Malësisë së Madhe, ku edhe banonin, ndërsa sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia mbi normat e lejuara me të cilën udhëtonte mjeti favorizuar edhe nga lagështira e madhe në rrugë.

Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksdientit të rëndë, ku humbi jetën i riu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *