Një aksident i ka marrë jetën një fëmije 7-vjeçar sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Bërdicë, ku fëmija me inicialet K.B. është përplasur nga një automjet ndërsa po shkonte në shkollë.
Përplasja ka qenë fatale për 7-vjecarin, i cili shkonte në ditën e tretë të shkollës, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, Ramiz Qoksi, 50 vjeç, banues i fshatit Trushk, Komuna Bërdicë.
Komuna Bërdicë, i përket aksit Shkodër-Velipojë, një zonë e rrezikshme pasi është burim aksidentesh, ndërkohë një tjetër problematikë në këtë aks është mungesa e sinjalistikës rrugore.

E tmerrshme, nje engjell me pak ne toke.
Vdekshi nje ore e me pare o njerez te cmendur qe ngisni ato makina me shpejtesi para shkollave.