Shkodër, me 7 kg marijuanë në makinë, pranga 2 trafikantëve

redaktor

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi në automjetin e tyre u gjetën 7 kg marijuanë. Operacioni i koduar “Perla”, vuri dje në pranga Jozef Visarin dhe Kolë Martinin, të dy 34-vjeçarë.
Arrestimi i tyre u bë në rrugën Koman-Mjedë, në vendin e quajtur “Ura e Gomsiqes”, në Vaun e Dejës. Në automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga Visari, u gjet një thes me 7 kilogramë lëndë narkotike marijuanë. Në vijimësi të operacionit, burime policore njoftojnë se është bërë dhe sekuestrimi i 2 automjeteve, 5 telefonave celularë dhe një shume prej 34800 lekësh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *