Shkodër, merr flakë godina e gjendjes civile, shkak shkëndija elektrike

Herion Mesi

Godina e gjendjes civile e Bashkisë së Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Shkak i këtij zjarri dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike si pasojë e rrjetit të amortizuar.

Edhe pse ngjarja ndodhi në një orar kur zyrat e gjendjes civile është e mbipopulluar, “për fat të mirë mësohet se flakët nuk kanë shkaktuar pasoja në njërëz”- raporton Ora News.

Punonjësit dhe qytetarët që prisnin të merrnin shërbim janë larguar në kohë, ndërkohë që stakimi i energjisë dhe ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve, shmangu përhapjen e flakëve. /H.M/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Mire se njerzit nuk kan pesue damtime.Po rregjistrat mos kane pesue damtime.Se edhe kjo asht nafakzeze per kerkese dokumentash nga populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *