Shkodër/ Motoçikletat përplasen kokë më kokë, rëndë 67 vjeçari

Leda Hysa

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kryebushat- Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka në qytetin e Shkodrës.

Dy motoçikleta janë përplasur kokë më kokë, ku ka mbetur i plagosur një 67 vjeçar.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasi K. P., vjeç 27, i dëmtuar lehtë, jashtë rreziku për jetën si dhe shtetasi Z. G. vjeç 67, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dy këta shtetas janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *